Title: Ah te Isha
Tags: Ah te Isha
Blog Entry: Ah, të isha një burim Një burim i artë në krua Të vije ti, shpirti im Të njomje buzën tek mua. Ah, të isha mollë e ëmbël Kuqe e bardhë, e si ta doje Të më merrje ti, moj zemër Dhe ngadalë të më kafshoje. Ah, të isha një jastëk Mbushur plot me pendë pate Të vije kokën e bukur Në misteret e një nate. Ah, të isha një jorgan Një çarçaf për bukuri Kur jashtë të ketë tufan Ngrohtë të të mbaja ty. Ah, të isha rreze drite S’do kisha merak për ty Në agimin e çdo dite Do t’i puthja ata sy. Ah te isha ,ca te mos isha nuk di a e permenda ah te ishim, une e ti mjaft u zgjata me endrra Ah, të isha, të mos isha Magjistar me famë e nam Shumë gjëra do të kisha Por jam mirë kështu si jam!...
VIEW FULL VERSION: Link