Titulli i Temes: Ilda e BIG BOTHER ne internet me foto Lesbike
Content: Ka hyrë në lojën e “Big Brother”, si një personazh anonim. Megjithatë duke hyrë aty e dinte, që nuk mund të mbetej gjatë e tillë. Ilda, një prej dy vajzave që javën e kaluar iu shtuan banorëve të shtëpisë së “Big brother” duket, se ka tërhequr menjëherë vëmendjen e forumeve të ndryshme në internet, e vetvetiu edhe të mediave. Ne adresen e meposhtme qe eshte dhe nje nga faqet me te njohura ne boten e internetit, rmund te shihni fotot e bukuroshes Ildushe: http://www.flickr.com/photos/ildushja/page2/ Vajza nga Tropoja, e cila ka jetuar për shumë vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, natyrisht, që ka të shkuarën e saj. Një të shkuar pak të njohur dhe që ndoshta pakujt i kishte interesuar deri në këto momente. Por tashmë, që Ilda ka hyrë në shtëpinë e “Big brother”, duket se gjithçka që lidhej me jetën e saj të dikurshme, ka nisur të shfaqë interes. Dhe jo vetëm kaq. Të gjithë ata, që më parë e kanë njohur bukuroshen tropojane, nuk kanë ngurruar të postojnë në internet foto apo informacione të ndryshme rreth saj. U ndalëm tek Ilda, sepse ajo shfaqet momentalisht, si një personazh interesant dhe me të shkuar po kaq interesante. Duke iu referuar faqes së saj personale në www.myspace.com, tashmë në adresa të ndryshme në internet qarkullojnë disa foto të nxehta të Ildës, që në fakt më shumë se sa për natyrën dhe karakterin e saj flasin për shijet e saj seksuale. Në njërën prej fotove ajo shfaqet në shtrat me dy vajza të tjera, ndërsa janë duke tymosur nga një cigare, ndërsa një imazh tjetër e ka fokusuar atë, ndërsa puth në buzë një vajzë tjetër. Dhe natyrisht kaq ka mjaftuar, që të njohurit, fansat dhe ata që e ndjekin përmes ekranit në shtëpinë e “Big brother” të diskutojnë rreth këtij argumenti. A mund të jetë Ilda lesbike? Duket se për këtë pikë organizatorët e “Big brother” nuk janë aspak të interesuar. Përpara se ta pranonin vajzën si banore të shtëpisë ata janë njohur edhe me profilin e saj në myspace e natyrisht edhe me fotot në fjalë. Megjithatë burime brenda tyre shprehen, se nuk kanë dijeni për preferencat e saj seksuale. Sa për foton e krevatit, aty thuhet se Ilda është me një shoqen e saj. Nga ana tjetër në internet qarkullojnë foto të Ildës edhe me djem. Madje në njërën prej tyre gjendet një diçiturë interesante, e shkruar nga vetë ajo në gjuhën angleze. “My eyes were his and his mine, but now that’s all left behind”. Sytë e mi ishin të tijët dhe sytë e tij ishin të mitë, por tashmë gjithçka e kemi lënë pas. Mjaftojnë këto fjalë për të kuptuar se mes Ildës dhe djalit të fotografisë ka pasur Organizatorët e spektaklit: “E dinim për fotot, prirjet seksuale janë diçka personale” diçka më tepër, se sa një lidhje e thjeshtë miqësie, por që me sa duket ka marrë fund. Nga ana tjetër në këtë javë të parë brenda shtëpisë, Ilda nuk ka pasur më imazhin e vajzës së ndrojtur me të cilin u prezantua në fillim. Përkundrazi këtë radhë ka marrë rolin e femrës koketë, që përpiqet të joshë gjithë meshkujt e shtëpisë. Mos ndoshta është kjo një strategji e saj për të arritur deri tek çmimi?! Nuk i dihet. Vetë organizatorët e programit, të pyetur rreth kësaj ideje nuk e pohojnë, por as nuk e mohojnë atë, gjë që në të vërtetë nuk iu përket atyre. “Nuk i dimë strategjitë që përdorin konkurrentët. Ndoshta Ilda është koshiente për bukurinë, që ka dhe kërkon ta përdorë”, shprehet njëri prej tyre. Nuk dimë nëse vërtet Ilda ka zgjedhur një strategji të tillë dhe për më tepër të shohim nëse ajo do të funksionojë.
VIEW FULL VERSION: Link