Titulli i Temes: Si te debatoni !!
Content: Kete postim po e bej per ti ardhur ne ndihme te gjithe atyre anetareve te forumit qe e kane te veshtire komunikimin me anetaret e tjere. Te dish te komunikosh e debatosh me njerez te tjere eshte virtyt i karakterit te gjithesecilit. Do perpiqem qe te gjithe eksperiencen time dhe kolegeve te mi ne kete drejtim, ta hedh me poshte.Ne kete menyre, te gjithe perfitojme te gjithe. 1. Cfare ju duhet per te marre pjese ne debat ose diskutim? Njohuri te mjaftueshme mbi temen ne fjale. Njohje te normave Etika e te shprehurit. Eksperienca mbi fusha te ndryshme. 2. Cfare eshte diskutimi? Diskutimi ose debati eshte nje shkembim mendimesh dhe idesh midis shume ose 2 personash mbi nje teme te caktuar. Te gjithe pjesemarresit shprehin mendimin e tyre mbi nje teme te caktuar. Mendimet mund te jene te ndryshme dhe zakonisht ato ne shumicen e rasteve qellon qe jo dy persona mendojne njesoj. Kjo eshte normale dhe e pranueshme. 3. Perse ne diskutojme? Qe te arrini te shikoni vleren e diskutimit, duhet qe te keni te qarte qe zgjidhja me e mire per nje problem eshte ajo qe del si produkt i shkembimit te mendimeve te sa me shume personave qe kane njohuri te avancuara ne nje fushe te vecante. Gjate ketij debati, serviren fakte dhe mendime te faktuara te cilat mbrojne ose hedhin poshte nje mendim apo hipoteze. Kjo praktike mundeson qe: Te arrihet ne nje zgjidhje me konsensus pas nje diskutimi te hollesishem Te gjithe ata qe marrin pjese ne diskutim zgjerojne bagazhin e tyre duke mesuar nga njeri-tjetri. Ne kete menyre idete evoluojne dhe shoqeria avancon. 4. Lexo shume, shkruaj pak Kjo eshte cilesi e njerezve te zgjuar, te cilet lexojne shume e shkruajne pak. Kjo manifestohet ne cdo teme qe hapet ne forum, dhe njererezit me kulture, perpara se te shpehin mendim ne nje teme, lexojne me vemendje te gjitha mendimet e atyre qe kane marre pjese ne diskutim. Pasi njihesh me mendimin e anetareve te tjere, ju jepni mendimin tuaj te plote ne ate teme. Asnjehere mos harroni vleren e diskutimit.Ju merrni pjese ne kete forum per shume arsye por ajo me kryesorja eshte te zgjeroni bagazhin tuaj kulturor duke mesuar mbi te rejat me te fundit nga fusha te ndryshme diskutimi. 5. Diskutoni mbi temen e jo mbi personin Njerezit e medhenj diskutojne mbi idete, njerezit medioker diskutojne mbi ngjarjet, njerezit e vegjel diskutojne mbi njerezit!. Kjo shprehje eshte kuptimplote. Kjo sherben per te matur shkallen e kultures se secilit prej nesh qe diskutojme ne forum: ka nga ata qe jane anetare te respektuar pasi diskutojne e sjellin gjithmone ide te reja; ka nga ata qe pergjithesojne duke u nisur nga episode apo ngjarje te vecanta; ka edhe nga ata qe diskutojne mbi njerezit. Sa here qe lexoni nje teme e merrni mundimin te pergjigjeni, kini parasysh qe pergjigjia te mos marri formen e nje replike me nje anetar tjeter. Cdo pergjigje duhet ne fillim te permbaje mendimin tuaj personal mbi temen ne fjale fillim mbarim, dhe brenda saj ose ne fund mund te jepni edhe disa mendime mbi mendimet e anetareve te tjere per te mbeshtetur mendimin tuaj. Replikat ia ulin vlerat diskutimit per aq kohe sa perqendrohen mbi njeri-tjetrin duke hequr keshtu vemendjen nga tema. Kjo eshte dobesia kryesore tek shume anetare. 6. Respekto bashkebiseduesin Asnjehere nuk duhet te shkelni lirite dhe dinjitetin e bashkebiseduesit, kushdo qofte ai. Asnjehere, ne cfaredo rrethane qe te jeni, mos e humbni toruan qe te ofendoni, ironizoni, apo shkruani mbi personin me te cilin diskutoni. Ju nuk doni qe te jeni ne grupin e njerezve te vegjel, qe diskutojne vetem mbi njerezit. Zakonisht, vetem njerezit e ulet perdorin nje fjalor rruge ne diskutimin e tyre. 7. Qendroni larg pergjithesimeve Asnjehere mos merrni persiper te flisni ne emer te gjithe shqiptareve.Nese ju do te beni pergjithesime te tilla, ne shumicen e rasteve do te hasni ne replikat e anetareve te tjere, dhe keto replika do ta degjenerojne diskutimin ne fjale qe nuk kane fare lidhje me temen per diskutim. 8.Etika e te shprehurit Po aq e rendesishme sa mendimi qe ti shpreh ne nje teme, eshte edhe menyra se si ju e shprehni kete mendim. Mund te merrni parasysh keto keshilla: Shprehni mendimin tuaj ne gjuhen shqipe. Eshte turp te shkruash ne gjuhe te huaj ne nje faqe shqiptare. Nese kujtoni se i ngrini vlerat vetes duke u shprehur ne gjuhe te huaj, ne ju themi qe vetem sa tregoni mendjelehtesine tuaj. Titulli i temes eshte gjithmone nje permbledhje me sa me pak fjale e temes qe diskutohet. Cdo teme qe ju hapni, vetem nga titulli, anetaret duhet te kuptojne se perse diskutohet ne te. Temat me titull te gjate, te shkruajtur keq, ose me titull sensacional, vetem sa terheqin llafazanet e forumit. Fjalori i rruges ose fjalet e uleta tregojne shkallen e edukates te atij qe i shpreh. Asnjehere mos perdorni te tilla fjale, pasi sa here qe do ti perdorni do te beni qe shume anetare te fyhen nga to kur ti lexojne. Gjithashtu, moderatoret e forumit do tu terheqin ju vemendjen duke iu paralajmeruar ne privat ose ne publik. Mendimi juaj ne cdo teme duhet te shprehet i plote ne nje mesazh. Ata qe lene shume mesazhe me 2-3 rreshta vetem sa e degjenerojne diskutimin. Pasi ta shprehni mendimin tuaj te plote, ju mund ta mbroni kete mendim ne vazhdim. Asnjehere mos perseritni veten ne nje teme. Fakti qe ju perseritni te njejtat fjale nuk ben qe mendimi juaj te triumfoje por qe diskutimi te kaloje ne nje diskutim personal. Ata qe e komentojne shkrimin tuaj dinjitoz te plote, me 2-3 rreshta nuk meritojne pergjigjen tuaj. Ndajeni mendimin tuaj ne pika dhe theksojini keto pika duke shkruajtur disa paragrafe per cdo pike. Ne kete menyre, mendimi juaj eshte i rrjedhshem, llogjik dhe jo thjeshte "llafollogji". Citoni mendimet e anetareve te vecante, ose theniet e te tjereve duke perdorur thonjezat dhe emrin e personit i cili i ka shprehur keto fjale. E njejta gje vlen edhe me artikujt e sjelle nga burime te ndryshme, ne fund te tyre duhet te jepni edhe burimin e artikullit. 9.Eksperienca ne debate Per aq kohe sa ju do te mbani parasysh dhe respektoni udhezimet e mesiperme ju do te jeni ne gjendje qe te reflektoni kulture me mendime qe do te shprehni ne forum. Megjithate, ajo perben vetem anen teorike te diskutimit pasi praktike do tu vendosi ne situara te tilla qe udhezimet e mesiperme nuk i mbulojne. Ne kete pike secili del me ato rregullat e veta te pashkruara si mesime nga eksperienca e tyre ne diskutime. Me poshte po ju japim disa prej leksioneve qe kemi nxjerre nga diskutimet e ndryshme. a) Jo te gjithe gezojne kulturen e duhur Sa here qe merrni pjese ne nje diskutim, duhet te jeni te pergatitur qe te perballeni me njerez nga te cilet ke se cfare meson, ashtu sic do te perballesh edhe me nje njerez qe nuk kane as edukaten dhe as arsimin e duhur. Kjo nuk duhet tu shokoje apo frenoje ju ne ndonje menyre. Forumi mbledh shume njerez dhe keta njerez kategorizohen ne klasa pikerisht nga niveli i mendimit qe keta shprehin ne forum, dhe sa mire i njohin rregullat e mesiperme. Qellon shpesh me njerezit e edukuar qe te shokohen nga mendimi prematur i anetareve te vecante. Kjo eshte e natyrshme si fillim. b) Injoroni ne heshtje personat qe nuk gezojne kulturen e duhur Nese ju qellon qe nje anetar i vecante te mundohet qe ta ktheje mendimin tuaj ne nje replike personale me ju, eshte me mire qe ketij personi ju te mos i ktheni pergjigje fare por ta injoroni. Disa persona gezojne nje edukate dhe arsim te ulet dhe kjo manifestohet me ato qe keta shkruajne ne forum. Sa here qe ne diskutim perplaseni me te tille persona, eshte me mire ti injoroni, pasi po i konfrontuat e ulni veten ne nivelin e tyre. Na besoni, ju nuk deshironi ta beni kete. c) Kerkoni ndihmen e stafit te forumit kur ofendoheni Sa here qe dikush ju ofendon hapur me fjalet me te uleta, mos iu pergjigjni me te njejten monedhe por njoftoni stafin e forumit per kete incident. Stafi i Onalb Friends do te nderhyje duke i terhequr vemendjen personit qe ju ka ofenduar, dhe ka per te fshire edhe ofezat karshi jush. Duhet ti rezistoni tundimit per tiu pergjigjur me te njejten gjuhe te tille personave. d) Beni qe prezenca juaj te ndihet ne forum dhe kudo ne Onalb Friends Nje njeri me kulture e fiton respektin e lexuesit fale mendimit qe ai shpreh ne forum. Nje njeri llafazan kujton se duke shkruajtur sa me shume, i rrit vlerat vetes. Asnjehere mos hezitoni te shprehni mendimin tuaj. Mendimi juaj, menyra se si ju e shprehni kete mendim, eshte shembulli me i mire ne forum per ata anetare qe kane deshire te mbushin boshlleqet e tyre ne kete fushe. Ndoshta jane keto nje nga mungesat kryeosore qe ka lene pak mbrapa edhe shoqerine shqiptare. Ju falenderojme
VIEW FULL VERSION: Link