Welcome Guest Login or Signup

CHAT
|
MSN
|
BOOKMARK
| LANGUAGE:
BLOG   WRITE NEW BLOG   MODIFIKO BLOGET  
 
RSS
Ah te Isha
Posted On 03/26/2008 11:19:48 by Fionaa
Ah, të isha një burim
Një burim i artë në krua
Të vije ti, shpirti im
Të njomje buzën tek mua.

Ah, të isha mollë e ëmbël
Kuqe e bardhë, e si ta doje
Të më merrje ti, moj zemër
Dhe ngadalë të më kafshoje.

Ah, të isha një jastëk
Mbushur plot me pendë pate
Të vije kokën e bukur
Në misteret e një nate.

Ah, të isha një jorgan
Një çarçaf për bukuri
Kur jashtë të ketë tufan
Ngrohtë të të mbaja ty.

Ah, të isha rreze drite
S’do kisha merak për ty
Në agimin e çdo dite
Do t’i puthja ata sy.

Ah te isha ,ca te mos isha
nuk di a e permenda
ah te ishim, une e ti
mjaft u zgjata me endrra

Ah, të isha, të mos isha
Magjistar me famë e nam
Shumë gjëra do të kisha
Por jam mirë kështu si jam!...

Tags: Ah Te Isha



Bookmark:




*** Onalb Friends ***
Powered by phpFoX Version 1.6.20