Deshta ta festoi vitin e ri, por mu kujtua bota e “civilizuar” që desh e mohoi ekzistencën e kombit shqiptar. E coptuan në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës e të Versajës. M’u kujtua diplomacia perendimore që po i heq maskat që u japin pamje njerëzore këtyre diplomatëve dhe nxjerr në shesh fëtyrat e tyre të lyeme me gjak të pafajshëm. E për çfar të festoi unë?. Deshta të festoi vitin e ri, por m’u kujtuan 50 vjetë të Partisë që ua shpërlau trurin shqiptarëve duke propaganduar idetë më antishqiptare, për vëllazërimin me serbët, me grekët, me rusët e me proletarët e gjithë botës.
Mu kujtua se populli shqiptar nuk ka pasur traditë për ta pritur e për ta kremtuar vitin e ri. Kjo festë pagane iu "imponua" nga ndikimi i TV-së nga ish regjimi komunist! Për hirë të kësaj feste, ish-diktatorët e kuq mbanin fjalime në Radiotelevizion, jepnin intervista në shtyp, ku numronin "sukseset", "arrijtjet", në të gjitha fushat, përmendnin fitoret në të gjitha frontet... dhe për hirë të kësaj feste ngritnin gotat për partinë e për lumturinë e popullit...?! E për cilen lumturi të popullit tim të festoi unë?
Deshta të festoi vitin e ri, por, mu kujtua rrënimi i demokracisë në Shqipëri dhe prurja e të huajve në krye të saj, që u bën shkak i 6000 varrezave të reja, të djemve e të vajzave shqiptare, që dogjen fabrika, muze, shtëpi e ēdo gjë të tokës shqiptare… Mu kujtuan fjalët e udhëheqësve që kanë shijen e byrekut me kashtë… Mu kujtua viti 1990, kur vala e kyqzatorve skizofon pushtoi mbarë Shqipërinë, kur për një teneqe bukë, mjaft shqiptar të varfër vorën kryqat nëpër qafë si këmbanë dhije…! M’u kujtuan takimet e Kretës e të Beogradit! Mu kujtuan miqësitë me Athinën dhe kufomat në kufirin greko-shqiptar! Mu kujtuan vilat e “bosave” tanë dhe vuajtjet e fëmijëve tanë për bukë?! E për çka të festoi unë?
Deshta të festoi vitin e ri, fundin e këti shekulli, por m’u kujtua Lufta e Parë Botërore dhe 26 milionet e saj të vdekur, Lufta e Dytë Botërore me 53 milionët e saj të vdekur, M’u kujtuan 6 milion kufoma në Kore e Vjetnam… Mu kujtuan 500 milion njerëz që vuajn nga mungesa e ushqimit, 40% e popullatës e privuar nga sigurimet shëndetësore, 30% prej tyre me mungesë të ujit të pijshëm, 40.000 fëmijë që vdesin për ēdo ditë në botë, 10 milion fëmijë viktimë e sëmundjeve fizike e mendore... Mu kujtuan masakrat e Hebronit, masakrat e Sabrës e Shatilës… M’u Kujtuan 50000 varre të reja në Kashmir. Mu kujtua Tuneli i Hajberit dhe 50000 viktimat e saj Brenda një nate…?! Mu kujtuan kufomat e masakrat e Bosnjës të Srebernicës..., të Bangladeshit, të Çeçenisë e të Afganistanit. E për çka të festoi unë…?
Deshta të festoi Vitin e Ri , por mu kujtua Reçaku e Drenica, mu kujtuan shifrat që flasin për fshatra të djegura, e shtëpi të rrënuara. Mu kujtuan shifra të panjohura të njerëzve që ranë nëpër beteja e prita të ndryshme, që u ekzekutuan e u masakruan rrugëve, burgjeve apo nëpër kasaphane të ndryshme…!? Mu kujtuan grate e vrara në shtëpitë e tyre, të tjerat duke ikur maleve për të shpëtuar nderin e moralin! Mu kujtuan ato që vdiqen gjatë lindjes në vapën e madhe të verës apo në ngricat e mëdha të dimrit. Mu kujtuan pleqët që nga pamundësia për të ikur, u dogjen bashkë me shtëpitë e tyre. Sa fëmijëve të posalindur ua ndalën rritën, pa e shijuar jetën, pa e pare lirinë, sa të tjerë mbeten bonjakë! Mu kujtuan 1 milion të dëbuar, 120.000 shtëpi të shkatrruara,, 400 shkolla te shendrruara ne gërmadha, 200 xhami, 170 bibloteka… Mu kujtuan kolonat e njëzve me vetura, me traktorë, me automjete, në këmbë, me fëmi për dore, me pleq nëpër karroca. Mu kujtuan trenat famkeq që bartnin fatkeqët e shekullit 21 – shqiptarët e Kosovës. Mu kujtuan radhët e gjata të kolonave ku njerëzit lindin, por edhe vdesin. Mu kujtuan kampet e perqendrimit, familje të ndara, zemra të thyera…Vallë, a mund ti harroj kaq shpejt ato? E për çka të festoi unë?
Deshta të festoi vitin e ri, por mu kujtuan ushtarët e KFOR-it që ndalonin flamurin tonë kombëtar në raste dasmash, që e hiqnin flamurin nga institucionet shtetrore me preteks se “u pengonte serbëve”. Na e ndalonin e na e përbaltnin simbolin e kombit, flamurin që ka fitua të gjithë betejat kundër hordhive barbare, flamurin që u priu djemve të Kosovës në luftën çlirimtare e po mbulohen martiret e kombit… E për çka të festoi unë…?
Deshta të festoi vitin e ri, por mu kujtua faktori ndërkombëtar që na ndihmoi të mbetemi gjallë e tani kërkon të bashkëjetojmë me vrasësit, kërkon ti harrojmë 20.000 shqiptar që ua shuan jetën. Edhe ata që mbetën gjallë kanë me vete dramën e tmerrshme që do ta mbartin me vete gjatë gjithë jetës?! Mu kujtua Kushneri dhe
Mu kujtuan shqiptaret e ndare copa copa për të jetuar si hyzmeqarë të të tjerëve në trojet e tyre, për të ulur kurrizin nën peshen e robërisë për hirë të bashkëjetesës me vrasësit. Mu kujtuan serbët kah pijnë lëngje frutash nën mbrojtjen e KFOR-it, ndërsa shqiptarët jetonin nën çadra, pasi shtëpitë ua kishin djegur serbët… Mu kujtuan ndërkombëtarët që veç “lirisë” na sollën edhe prostitucionin, drogën, korrupsionin, dhe të gjitha veset negative të shoqërisë së degjeneruar prendimore! E unë, për çka të festoi…?
Deshta të festoi vitin e ri, por mu kujtuan “intelektualët” tanë, që vazhdimisht tjerrin në furkat e tyre të vjetra, të akuzave se Greqisë dhe Serbisë tokat shqiptare ja ka dhënë Turqia...! Se Islami duhet të anulohet nga shqiptarët dhe se duhet krishterizimi për të na përbi më lehtë ujqërit që kemi për rreth…! Mu kujtuan intelektualët e politikanët tanë që stomakun e qefet i kanë në Prendim, kurse shpirtin në Sheshin e Kuq të Moskës e të Kremlinit!? Mu kujtuan ato që luftojnë “terrorizmin” Islamik, në Shqipëri për të kënaqë orekset monstruoze fundamentaliste ortodokse të Athinës e të Beogradit. E për çka të festoi unë?
Deshta të festoi vitin e ri, të uroj për Civilizimin islam që lulëzoi në shekuj, atëherë kur bota perendimore injorancën e konsideronte devotshmëri. Desha të festoi, por mu kujtuan muslimanët sot, të shtypur e të përçarë, të ndarë nëpër lugina të thella e nëpër fusha me prroje të ujrave të turbulluara, të mbuluar nga injoranca, nga ndarjet nëpër sekte e nënsekte, vetëm për të mos qenë të unjisuar e të pathyeshëm, në mënyrë që ujku ta ketë më lehtë shkatrrimin e ummetit! Edhe ato të devotshmit duhet ti nënshtrohen torturave e dhunes nga pushteti diktatorial… Kudo bombardime, gjakderdhje, tortura, burgje e padrejtësi mbi to... E për çka të festoi unë…?
Deshta të festoi vitin e ri, por mendova, vallë... a ende është koha të festoi ceremonialet e paganëve. Mu kujtuan burra e gra të dehur rrugave te mbushura me plehra. Mu kujtua se kjo është thjeshtë festa e tregtarëve që zgjerojnë kapitalin e tyre. Mu kujtua se kjo është “festë” për të përmbushur epshet, kapitalsitët kremtonjnë, uronjnë e fitojnë – kurse ne të gjithë humbim...! Humbim sepse asgjë nuk fitohet me urime boshe, por me besim në Zotin, me mend, me punë, me vepra, me djersë e flijime të vazhdueshme, me të gjitha ato që ne i kemi harrue. Mu kujtua se atë natë konsumohen pije të ndryshme alkoolike, luhet bixhoz e kërkohet fat në loteri, hahet deri në vjellje, vallëzohet deri në dalldisje dhe secili i di marritë e veta. Dance nudizmi të të gjitha llojeve… Të gjitha këto që behen për festën e vitit te ri, e afrojnë njeriun më shumë nga shtazarakia… E për çka të festoi unë...?
Unë mendova thënien e dietarit të orjentit që tha: “Nuk ka kafshë më të urryer se ai që emiton qorrazi apo për efekte servilizmi…” Mendova se me celebrime te tilla, mos bëhem mohues i Muhamedit e i Jezusit, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi to, mos u bashkohem paganëve në celebrimin e festive të tyre. Mos u arsyetoni se kjo nuk ka efekte, se është e parandësishme, sepse e keni gabim, edhe fillimi i ceremonialeve të tilla para një shekulli ka qenë sipërfaqësisht i parëndësishëm, por e shihni, sot e gjithe bota feston e celebron për perënditë pagane, e ku dallojmë ne nga ato...? E unë, për çka të festoj...?!
Shumë nga bashkëkombasit e mij jetojnë në errësirë, jetojnë në kaos brënda një shpirti të lig. Objektivi që duan të arrijnë janë vilat e kësaj bote, floriri, paratë, veturat, mendjemadhësia. Shumë nga ato përpiqet të jetojnë në kurrizin e të tjerëve... Eshtë një kaos në të cilin njerëzit janë futur dhe e ndjejnë atë, por u pëlqen kjo gjë sepse i mbështetë vetë djalli. Mua më quajn “të padëshirueshëm”, vetë fundamentalistët më thonë “fundamentalist islamik”, më kërkojnë të ndrroj fenë që kam zgjedhur, më kërkojnë të ndrroj emrin e të pagëzohem, ulin përqindjen e bashkëfetarëve të mi, madje më kërkojnë që edhe Zotit t’i lutem greqisht e në serbisht... Lakuriqësinë ma quajn “modë”, prostitucionin e quajn profesion, mosrespektimi i prindërve është normale...
Vallë, edhe pas kësaj festoj...
Po për çfar të festoj unë?
(anonim)
Tags: Qeverisje Politike