Welcome Guest Login or Signup

CHAT
|
MSN
|
BOOKMARK
| LANGUAGE:

Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Lexime Gjithsej: 298 - Pergjigje Gjithsej: 1

POSTUAR NGA: albano_dj on 02/14/2008 23:44:44


Xhelozia? Eshte semundje mashkullore


Xhelozia është një përbindësh me sy të zgurdulluar, që pështyn mishin me të cilin ushqehet". Përcaktimi, shumë letrar në fakt, vjen nga fjalët që Uilliam Shekspir ka vendosur në gojën e Otellos, arapi i Venecias dhe simboli i mishërimit të kësaj ndjesie të dëshpëruar dhe natyrisht, jo aq të këndshme. Edhe pse për ndokënd, xhelozia është fytyra tjetër e dashurisë, kush e ka provuar, e di se bëhet fjalë për një torturë të vërtetë. Dhe bëhet fjalë për një "sëmundje" mbi të gjitha, mashkullore: seksi i fortë është në fakt më pak i predispozuar për të pranuar mungesën e besnikërisë seksuale nga ana e partneres, sesa është seksi i dobët për të pranuar një gjë të tillë. Këtë e bën të ditur një studim i sapopublikuar në revistën "Evolutionary Psychology", i kryer nga studiuesit e Universitetit të Filadelfias dhe Liverpulit, me një grup studentësh në universitetet e Anglisë dhe SHBA-së. Sipas studimit, në fakt, individët e seksit mashkullor janë më pak të predispozuar të pranojnë tradhtinë fizike të partnerit, ndërsa gratë vuajnë më shumë për shkak të tradhtisë së tipit sentimental. Me pak fjalë, ajo, nëse është shumë e dashuruar, mund ta falë tradhtinë, edhe pse me shumë mundim, sidomos nëse bëhet fjalë për ndonjë historiçkë të një nate nga ana e partnerit me një të panjohur, por ama nuk do të duronte dot një përfshirje më të thellë se kaq, pra një lidhje të vërtetë.
Tërësisht e kundërta ndodh me burrat: përfundimisht, shumë më "primitivë" dhe posesivë në sensin fizik, burrat, në fakt, shqetësohen thellësisht nga fakti se partnerja mund të ketë një raport fizik me dikë tjetër. Pra, Shekspiri kishte të drejtë: Otello është pa dyshim një mashkull. Dhe rezultatet e studimit na tregojnë edhe arsyet: një tradhti e tipit seksual i shpëton strategjisë tipike mashkullore të "kontrollit" të partneres dhe "zotërimit të territorit". Bëhet fjalë për një "mbetje" prehistorike që vjen që nga fazat e para të evolucionit. Kjo shpjegon edhe faktin se në rastet e kronikës së zezës, gati gjithnjë është burri ai që kryen akte të dhunshme dhe keqtrajton partneren apo ish-partneren në rastin kur raporti përfundon.




--------------------------------------------------------------
Mos E Rruaj Per Njeri Ne Bote Boj Qejfin Tat




POSTUAR NGA: vesa88 on 09/26/2008 08:15:07


Shume e kendshme si teme, pergezime!

 

Pastaj shiko, kjo nuk eshte vetem semundje e meshkujve, per mua personalisht kur i dashuri im shfaq shenja xhelozie...me pelqen, pasi duket se mos ne nje menyre, ne nje tjeter jam paksa e rendesishme per te!Por ama edhe femrat jane xheloze...shume!

Back To Top
01/08/2009



*** Onalb Friends ***
Powered by phpFoX Version 1.6.20