Welcome Guest Login or Signup

CHAT
|
MSN
|
BOOKMARK
| LANGUAGE:

Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Lexime Gjithsej: 289 - Pergjigje Gjithsej: 3

POSTUAR NGA: c0d3rmAst3r on 05/28/2007 22:41:34


Kontrollet e special istëve sanitarë në lidhje me monitorimet për
zbatimin e ligjit antiduhan, kanë vazhduar gjatë gjithë fundjavës. Por,
në kundërshtim me ditën e parë të hyrjes në fuqi të këtij ligji, dita e
diel është mbyllur pa asnjë gjobë. Kjo është bërë e ditur nga Ministria
e Shëndetësisë, e cila është në kontakt me të gjithë drejtorët që janë
përgjegjës për grupet e kontrollit në Tiranë dhe rrethe. Sipas
drejtorit të grupeve të kontrollit për kryeqytetin, Gjergji Ndoi, ditën
e diel janë bërë më pak kontrolle se të shtunën, pasi nga tetë grupe
pune që kanë qenë ditën e parë të hyrjes në fuqi të këtij ligji, të
dielën kanë qenë vetëm tre grupe, të cilat kanë ushtruar kontrolle në
Tiranë. “Kryesisht është ushtruar kontroll në ato lokale, ku një ditë
më parë kemi lënë detyra me shkrim, pra atje ku të shtunën kemi lënë
procesverbale paralajmërimi”, - ka deklaruar Ndoi. Ai është përgjigjur
për Gazetën, se “kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, pasi kjo është
një detyrë e cila i përket specialistëve të Drejtorisë së Higjienës.
Siç bëhen çdo ditë kontrollet për cilësinë e ushqimit, do të bëhen dhe
kontrollet për mospirjen e duhanit nëpër lokale dhe ambiente publike”.

Kontrollet
Ditën
e shtunë, monitorimet e specialistëve të Drejtorisë së Higjienës në
Tiranë janë mbyllur me 460 kontrolle nëpër bare, lokale dhe pub-e. Nga
këto kontrolle, sipas specialistëve të Drejtorisë së Higjienës, janë
vendosur gjashtë gjoba me nga 50 mijë lekë të reja dhe gjithashtu janë
vendosur dhe 120 procesverbale paralajmërimi, pasi lokalet nuk kanë
respektuar rregullat; pra nuk kanë hequr tavllat, ose ambientet e
lokaleve nuk janë pajisur me tabelën, e cila paralajmëron klientët që
nuk lejohet pirja e duhanit. Edhe ditën e diel kanë vazhduar kontrollet
nga specialistët sanitarë në lidhje me zbatimin e ligjit antiduhan në
të gjithë vendin. Vetëm në Tiranë janë bërë 90 kontrolle; nga këto,
sipas drejtorit Gjergji Ndoi, nuk ka pasur asnjë problem, madje është
konstatuar se ligji është mirëpritur nga qytetarët. “Kontrollet janë
përqendruar në vendet ku një ditë më parë janë lënë detyra me shkrim
nga grupet e kontrollit. Pas kontrollit të dytë janë plotësuar kushtet
që u janë lënë, dhe nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga pronarët e
lokaleve apo bareve”, - ka deklaruar Ndoi. “Një shifër më e saktë mbi
numrin e kontrolleve apo të gjobave do të merret të hënën në mëngjes,
pasi kontrollet vazhdojnë dhe gjatë natës në të gjithë vendin”, - kanë
shpjeguar specialistët e ISHP-ës. Por sipas tyre, dita e diel ka qenë
më e qetë dhe nuk ka pasur probleme, përveç ndonjë shkeljeje të vogël
në lidhje me mungesën e posterave antiduhan. Kontrollet sipas
specialistëve, do të bëhen në çdo bar dh lokal, por kryesisht do të
përqendrohen në pikat më të nxehta, të cilat janë cilësuar si vendet më
të frekuentueshme.

Naten
Askush të mos
mendojë se në orët e vona të mbrëmjes do të mund të pijë një cigare i
qetë, në ambientet e mbyllura të ndonjë lokali. Pasi edhe gjatë natës,
grupet e kontrollit të Drejtorisë së Higjienës do të ushtrojnë
kontrollet e tyre”, - ka deklaruar Gjergji Ndoi. - Inspektorët do të
jenë të ndarë në grupe të ndryshme dhe do të përcaktohen dhe grupe, të
cilat do të punojnë në fundjavë dhe gjatë orëve të mbrëmjes”,- është
shprehur Ndoi.
 
28/05/2007 - Gazeta Shqipetare
Ermelinda Hoxhaj
 
Cfare mendoni ne lidhje me fenomenin Antiduhan ne shqiperi.Eshte e dobishme ose jo nje aplikim i tille ? 




POSTUAR NGA: juristja on 06/30/2007 00:56:41


E PO PO DITET EPARA ZBATOHEJ POR TANI KA FILLU THOT KAMARJERI..PINI POR MAX 2 NE TAVOLINE QE EDHE PO ERDHI KONTROLLI TE MANOVROJM...SKAN FAJ TE SHKRETET E KAN HUMBUR FARE KLIENTELEN.MIR TANI NE VER QE JAN LOKALET VEROR JASHTE POR NE DIMER SI E BEHET????DUHEN LOKALE PER DUHANPIRESIT ME VETE!
Back To Top




POSTUAR NGA: Qafiri on 07/21/2007 19:07:26


Se di, une per vete mendoj qe cdo lokal qe duhet te lejoje duhanin duhet te paguaje nje fare takse.Pse!? Ok jam dakort qe ti e pi duhanin dhe nuk e shijon dot kafene pa te.Po une qe se pi dhe se duroj dot eren e tij, si tja bej? Ku te ulem ke kush lokal?Edhe mua me shijon kafja.




--------------------------------------------------------------
Angela
Back To Top




POSTUAR NGA: SkOrPiOnS on 02/16/2008 02:45:07


Ata qe nuk e pine duhanin mund te shkojne ne lokale qe kane kushte te mira aspirimi,nuk para ndihet era e tymit te duhanit.
Back To Top
10/12/2008



*** Onalb Friends ***
Powered by phpFoX Version 1.6.20