Welcome Guest Login or Signup

CHAT
|
MSN
|
BOOKMARK
| LANGUAGE:

Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Lexime Gjithsej: 234 - Pergjigje Gjithsej: 0

POSTUAR NGA: T_o_n_i on 03/02/2008 17:58:36


Presidenti amerikan Xhorxh Bush mund te vizitojë Prishtinën pas përfundimit të samitit të NATO-s në Bukuresht. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare sipas të cilave po diskutohet për një vizitë të mundshme në muajin prill. Burimet pranë kryeministrit Hashim Thaci pohuan se ka mundesi qe presidenti Bush te vizitoje Kosoven gjate kesaj periudhe. Samiti i Natos në Bukuresht do të zhvillohet në datat 2-4 prill. Pas përfundimit të tij presidenti amerikan mund të fluturojë drejt Prishtinës. Per nje vizite te mundshme te presidentit amerikan ne Kosove u fol edhe nje vit me pare kur ai vizitoi Tiranen, mirepo deshtimi i zgjidhjes se statusit te Kosoves, beri qe te mos futej ne agjendë kryeqyteti i Kosoves. Tashmë  që Kosova ka shpallur pavarësinë  dhe cështja e statusit është përmbyllur, është e mundur edhe vizita e presidentit amerikan. Ndërkohë qeveria e Kosovës ka në plan të organizojë nje festë të madhe zyrtare për shpalljen e pavaresisë së Kosvës. Aty do të jenë të ftuar protagonistë të tjerë të luftës së viti 1999, si ish-presidenti amerikan Bill Klinton,  sekretarja e shteti Madalene Allbright dhe ish kryeministri britanik Tony Blair etj.
09/05/2008



*** Onalb Friends ***
Powered by phpFoX Version 1.6.20