| Lexime Gjithsej: 2835 - Pergjigje Gjithsej: 4 |
|
Eshte se eshte nje nga temat me te pikasura bashkekohore, do te ngelet gjithmone e tille edhe me ndryshimin e brezave te ndryshem te Shqiptareve.Komentimi i kesaj pyeteje, kerkon nje bagazh te gjere njohjeje te kultures, histoise e tradites tone kombetare gjithashtu Kerkon te dish ose te perfytyrosh identitetin Shqiptar dhe te personalizosh vetveten se si e ndjeni ju veten tek ky indentitet.Po keshtu, kerkon nje vizion dhe nje aspirate per te ardhmen tone si komb.
Athere le te komentojme se bashku, duke u bazuar ne pyetjet e meposhtme:
1. A eshte historia jone kombetare nje kend i burimit te inspirimit dhe krenarise, apo nje histori qe le shume pak vend per tu krenuar?
- Cfare na dallon ne shqiptaret nga popujt e tjere?
- Cfare na bashkon si shqiptare, edhe pse flasim ne dialekte, kemi besime fetare te ndryshme, kemi bindje politike te ndryshme, vijme nga krahina te ndryshme?
- Cilet jane heronjte tuaj kombetare dhe ne hapat e cilit shqiptar te madh ju deshironi te ecni?
- Si ju ben te ndiheni fakti qe jeni shqiptar?
- Si e shprehni ju dashurine per vendin tuaj?
- Si e shprehni ju dashurine per njeri-tjetrin si shqiptare?
Qellimi i kesaj teme nuk eshte debati por hedhja ne forum e meditimeve dhe mendimeve te plota qe gjithesecili prej jush ka bere ne kete teme paksa te gjere, por qe ne te njejten kohe meriton nje vemendje te vecante nga te gjithe ne.
Ju ftoj qe te meditoni dhe te hidhni mendimet tuaja te plota mbi kete teme. Ne kete menyre gezoni nje mundesi qe te lexoheni nga bashkeatdhetaret dhe ne te njejten kohe te lexoni ato qe bashkeatdhetaret e tjere kane per te shprehur.
--------------------------------------------------------------
If you're alone, I'll be your shadow. If you want to cry, I'll be your shoulder. If you want a hug, I'll be your pillow. If you need to be happy, I'll be your smile... But anytime you need a friend, I'll just be me.
|
|
| POSTUAR NGA: ethnic on 04/19/2008 19:28:13 |
|
1. A eshte historia jone kombetare nje kend i burimit te inspirimit dhe krenarise, apo nje histori qe le shume pak vend per tu krenuar?
Normal qe duhet me u krenu me historine tone shqiptare edhe kemi me qka me u krenu sepse shqiptaret kan jep nje kontribut shume te madhe per mbare Evropen psh. qytetrimi i lashte ilir,lufta e Skenderbeut qe ka qene si pengese e pushtimit me te madhe te Evropes nga turqit pastaj humanizmi i nena Terezes etj etj.. mua ma merr mendja se historia e shqiptarve eshte mjaft e bujshme dhe duhet me u krenu me te.
- Cfare na dallon ne shqiptaret nga popujt e tjere? Neve Shqiptareve nga popujt tjer na dallojn shume gjera si p.sh. Traditat,gjuha,guximi,besa ama sendi ma i madhi qe na dallon nga te tjeret jemi shume gjaknxeht breeeeeee hehe.
Cfare na bashkon si shqiptare, edhe pse flasim ne dialekte, kemi besime fetare te ndryshme, kemi bindje politike te ndryshme, vijme nga krahina te ndryshme?
Neve na bashkon flamuri kombetar edhe ideali per bashkim kombetar e kto sende tjera si dialektet,feja,bindja politike jan gjera dytsore per neve.
- Cilet jane heronjte tuaj kombetare dhe ne hapat e cilit shqiptar te madh ju deshironi te ecni?
Kemi shume heronj tu ja fillu qe nga koherat e me hershme qe kan vepru si psh Skenderbeu,Ismajl Qemali,Hasan Prishtina,Isa Boletini,Haxhi Zeka,Oso Kuka,Azem Galica,Shaban Polluzha,Adem Jashari,Luan Haradinaj,Bekim Berisha(ABEJA) e plot tjere. Une kisha pas qef me ec rruges se heroit te madhe kombetar Hasan Prishtina ku dihet se e ka shkri krejt pasurin e tij vetem qe ti arsimoj te rinjt shqiptar ne ate kohe.
Si ju ben te ndiheni fakti qe jeni shqiptar?
Veq krenari vlla. Ku ka ma mire se SHQIPTAR.
Si e shprehni ju dashurine per vendin tuaj?
Me vepra shprehet dashnija per vendin tim e jo me fjale. Ishalla une me vepra te mira do ta shprehi dashnin per vendin tim.
- Si e shprehni ju dashurine per njeri-tjetrin si shqiptare?
Duke i ndihmuar dhe duke e respektu njeri tjetrin.Shqiptar ju Dua
Edhe deshira ma e madhe e imja eshte "SHQIPERIA ETNIKE"
|
| Back To Top |
|
| POSTUAR NGA: Minerva on 04/21/2008 19:28:38 |
|
pershendetje
pyetje dhe aspekte gjithsesi interesante on-alb friends qe ke permendur dhe cekur ketu! dhe me siguri nje tematik qe ka nevoj ndoshta edhe per pak debate dhe diskutime te gjera!por ja qe dhe esht edhe nje tematik paksa e veshtire per mendimin tim,sa i perket pyetjes se "identitetit"..diqka qe smund dhe aq leht te definohet! qoft identiteti kombetar apo aj njerzor!
ndryshe.. valle mund te definohet njeriu vetem sipas prizmit se nacionalitetit? esht identiteti diqka qe mund te perkufizohet ne gjuhe,kulture,tradite,histori, komb?! kah shpie ne pergjitshi definimi i njeriut ne te qenurin e tij nacionale? mos esht valle identiteti nacional nje relikt i se kaluares?nuk ecen dot bota dhe koha drejt universales?njerzores?mbarekombetares?!qoft dhe pa dashur te imitohet nje babilon ne kte bote? dhe mos valle ndryshon identiteti shqiptar i mergimtarit nga e qenura shqiptar i vendasit ne Shqiperi,Kosove,Iliride etj,pershkak te influences te kulturave,gjuheve,faktore te "huaje" tek personazhi dhe karakteri i tij?! jemi ne shqiptaret qe jetojm ne perendim ndoshta ne aspektin idillik, romantik bile dhe me nacional se ata qe jetojn ne vendlindje?! Duhet te identifikohemi me te kaluaren, ndonjeher me teper legjendare mitike, per ta krenuar veten sot?! Kemi nevoje per "heroj" dhe "mbreter" te se kaluares per te gjetur diqka te vlefshme sot tek vetja,apo tek shoqeria ne pergjitshi?! Cfar e karakterizon vizionen e ardhmeris sonte kombetare duke perkujtuar dhe te kaluren?!
ja qe po sjelli ketu me shum pyetje sesa pergjigje,por ja qe jan dhe me shum reflektime spontane aktuale!
--------------------------------------------------------------
Proud To Be Shqiptar!
|
| Back To Top |
|
Persa i perket temes ne rradhe te pare, te jesh shqiptar duhet te dime qe identiteti Kosovar nuk ekziston.Si thoni ju, ata njerez qe i quajne Kosovaret, kosovare, i quajne sepse jetojne ne vendin qe quhet Kosove, apo se jane Shqiptare?
Ne shqiptareve na bashkon gjuha dhe gjaku, por na ndan ideologjia. Na bashkon gjenet e njejta dhe formimi jone psiqik e shpirteror, qe e ka burimin nga parahistoria por na ndan plaga me e madhe dhe me e pergjakur dhe me vdekjeprurese e kombit shqiptar qe eshte ndarja krahinore. Na bashkon emri Shqiperi dhe Shqiptar po na ndan pretendimi dhe tendenca per dominim.
Na bashkon arti, historia dhe kultura po na ndan ideja e atyre njerezve qe thone: ecim para e te veprojm si bota perendimore dhe ta harojm te kaluaren tone!Mos harroni: Historia eshte testamenti i kombit... Nacionalizmi i vertete eshte shkaterrim!! Patjeter qe po dhe per kedo.Ndertohet mbi trimerine, sakrificen dhe po ashtu ne veteflijimin e jetes per te mbrojtur interesat kombetare.Mendoni sikur te preken interesat e Shqiperise nga nje vend i huaj.Ka shume nga ata qe jane gati te rrembejne armet per te mbrojtur interesat e vendit te tyre, gje qe sjell faktin LUFTE e cila gjithmone ne themel te saj ka urrejtjen dhe urrejtja produkt te saj ka shkaterrimin. Karakterizimi i te ardhmes e Shqiperise duke perkujtuar dhe te kaluaren !! Pergjigja e kesaj eshte Misioni. Te mos pranosh te behesh rob i realitetit ne te cilin jeton eshte nje hap i pare.Me pas vazhdohet me zgjedhjen e nje strategjie qe ndryshon kete realitet.Deshira per te ndryshuar realitetin e shoqerise eshte burim i ndjenjes kombetare. Per mua ceshtja e te qenurit Shqiptar dhe nje pergjigje definitive e postimit te lartpermendur eshte qe: Gjaku Shqiptar eshte mbartesi i shpirtit,Toka Shqiptare eshte trupi i kombit tone,Historia Shqiptare eshte testamenti i Shqiperise, Gjuha Shqipe eshte zeri i kombit Shqiptar dhe ne fund tradita shqiptare pasqyron bukurine e shpirtit shqiptar. Sigurisht qe une dua ta shpreh dashurine per Shqiperine, pasi e dua vendin tim, po ku ta shpreh tjeter pervec se ketu ne kete forum !?
--------------------------------------------------------------
Margaritar i Shqiperise Etnike
|
| Back To Top |
|
| POSTUAR NGA: Camila on 04/22/2008 15:48:25 |
|
Ju pergezoj te gjitheve per postimet.Me keni mallengjyer jashte mase.Nuk kam fjale per te thene per momentin pasi jam bllokuar.
|
| Back To Top |
|
|