Rregullat e Onalb Friends
Te nderuar vizitorë.Duke pasur qëllimin, e mirëfunksionimit të kësaj faqeje, ju lutemi, të lexoni rregulloren përkatëse, e cila vijon si më poshtë:
1. Gjatë rregjistrimit, nuk lejohet përdorimi i emrave me karakter ofendues.Emra të tillë, do të bllokohen nga Administratorët.
2.Ndalohen, postimet, të cilat përmbajnë në brëndësi të tyrë, terma me karakter ofendues për anëtarët e Onalb Friends dhe persona te tjerë jashtë tij.Shkelja e kësaj pike nga çdo anëtar, moderator ose administrator, do sjellë si pasojë, fshirjen e postimit dhe paralajmërimin e anëtarit, për heqjen e së të drejtës për të postuar,ose për të administruar, për një periudhe kohore të caktuar.Në rast përsëritjeje, nga po i njëjti anëtar, stafi bllokon llogarinë e tij duke e përjashtuar përgjithmonë nga Onalb Friends.
3.Çdo postim e gjithcka tjetër që hidhet në Onalb Friends, konsiderohet pronë e anëtarit që e ka postuar dhe jo e Stafit tonë, gjë që nënkupton se, ne nuk mbajme përgjegjësi për komentet, mendimet e shprehura dhe gjithcka tjetër e postuar nga anëtarët e Onalb Friends.
4.Nuk lejohet, postimi i vidjove dhe fotografive me përmbajtje erotike ose pornografike.Postime të tilla, do të sjellin si pasojë, fshirjen e formateve me përmbajtje të tilla dhe paralajmërimin e anëtarit, për heqjen e së të drejtës për të postuar,ose për të administruar, për një periudhe kohore të caktuar.Në rast përsëritjeje, nga po i njëjti anëtar, stafi bllokon llogarinë e tij duke e përjashtuar përgjithmonë nga Onalb Friends.
5.Nuk lejohet, postimi i një teme, fotografie, vidjoje, muzike ose gjithckaje tjetër, me shumë se një herë nga po i njëjti anëtar.Në një rast të tillë ato do të fshihen duke ruajtur vetëm një prej tyre.
6.Për anëtarët e rregjistruar, nuk lejohet përdorimi i gjeneraliteteve (emer, mbiemer, datelindje, vendbanim) të një personi tjeter i cili mund te jetë ose jo, pjesëtar i Onalb Friends.Ne nje rast të tillë, llogaria e anëtarit abuzues, do të fshihet pergjithmone nga Onalb Friends.
7.Nuk lejohet nga anëtarët e rregjistruar, përdorimi i fotografisë personale kur ajo fotografi nuk i përket atij anëtari, por nje shtetasi tjetër.Për ata që evidentojnë një gjë të tille, i lutemi të na kontaktojne ne adresen admin@onalb.com
8.Nuk lejohet postimi i fotografive, ose gjithckaje tjetër në sajë të së cilave shperndahet virus.Për ata që evidentojnë një gjë të tille, i lutemi të na kontaktojne ne adresen admin@onalb.com me qëllim që Stafi Onalb, të njoftojë menjëherë të gjithë anëtarët e tij, me anën e postës elektronike duke i dhënë detajet përkatëse me qëllim mos infektimin me këtë virus deri në eleminimin e tij.
9.Nëse i shikoni rregullat e Onalb Friends të drejta dhe nuk keni kundërshtime, mund të vazhdoni rregjistrimin tuaj.Nëse nuk jani dakort, mbi rregullat, mund të ndërprisni rregjistrimin tuaj.Nëse ju rregjistroheni, automatikisht keni rene dakort me rregulloren e Onalb Friends.
10.Administratoret dhe Moderatoret e Onalb Friends, kane te drejtat e fshirjes dhe redaktimit, se atyre postimeve ose gjithckaje tjetër, qe biend ndesh me rregulloren duke i pasqyruar arsyet ne temen Bordi Administrativ.Gjithashtu ata kanë drejtën e bllokimit të llogarisë të anëtarëve të caktuar të cilët shkelin rregulloren por jo, fshirjen e tij.Fshirja e llogarisë së një një anëtari, i takon si e drejtë, vetem Administratorit kryesor te Onalb Friends.
11.Për të gjithë ata anëtarë që kanë ankesa ndaj një moderatori, ose administratori të caktuar, i ftojmë të postojne shqetësimin e tyre, ne temen Bordi Administrativ, ose të dërgojë një email ne adresën admin@onalb.com
12.Ndalohet rreklamimi i portaleve dhe faqeve të tjera shqiptare në internet.Anëtari i cili abuzon në këtë pikë, do të përjashtohet nga Onalb Friends.
I gjithe stafi Administrativ, i cili gjatë ditës dhe natës, do të monitoroje për një periudhë të gjatë kohore Onalb Friends, do mundohet të sjellë për anëtarët e saj, një atmosferë sa më serioze dhe të këndshme.
NOTE: Onalb Friends, është një faqe ku ju jepet mundesia te krijoni nje profil tuajin personal, dhe te njihni miq te rinj sipas interesave tuaja të ndryshme! Ju theksojme se ideja e hapjes se kësaj faqeje ka në thelb, vizionin e nje Networku Social dhe jo njohje partneresh por gjithsesi, ne nuk e perjashtojmë dot këtë fakt.Atyre qe kane fat në nje aspekt te tillë, nuk kemi se ç'ti themi tjetër por, vetëm i urojme sukses :)
Ju faleminderit për mirëkuptimin
Stafi OnAlb